Rama e përgëzoi Erdoğanin për marrëveshjen për drithin nga Ukraina

Rama e përgëzoi Erdoğanin për marrëveshjen për drithin nga Ukraina

Drithi nga Ukraina përsëri do të kalon nga Deti i Zi
Rama: Përgëzoj Türkiye-n dhe Erdoğanin për marrëveshjen për drithin nga Ukraina     Foto: AA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një tweeti e ka përgëzuar Türkiye-n dhe presidentin e saj Recep Tayyip Erdoğan për marrëveshjen e nënshkruar me OKB-në, Rusinë dhe Ukrainën për rifillimin e eksporteve të drithërave ukrainase në Detin e Zi. "Përgëzoj Türkiye-n dhe @RTERdogan për rolin kritik të luajtur dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të arritur 'Iniciativën e Detit të Zi' për eksportin e drithit nga Ukraina. Kjo tregon edhe një herë se dialogu dhe diplomacia janë mjetet e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur problemet midis shteteve", shkruan Rama në Twitter.

Shkrimit të tij kreu i Qeverisë së Shqipërisë, bashkë me tweetin ia ka bashkangjitur edhe fotografinë e presidentit Erdoğan. Ndryshe, Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan së fundmi marrëveshjen në Istanbul për rifillimin e eksporteve të drithërave ukrainase në Detin e Zi. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Dokumentit të Iniciativës për Transportin e Sigurt të Drithërave dhe Produkteve Ushqimore nga Portet e Ukrainës së bashku me përfaqësuesit nga Rusia dhe Ukraina.

TRT Balkan / agjencitë