Ko-produksioni turk “Trekëndëshi i Mërzisë” me 3 nominime për Oskar / Foto: AA

“Trekëndëshi i Mërzisë”, filmi me regji suedeze, me servisin publik turk TRT si bashkëproducent, ka marrë 3 nominime për Oskar në edicionin e 95-të të çmimeve më prestigjioze të filmit, njoftoi TRT-ja të martën.

Satira e kapitalizmit konkurron për fotografinë më të mirë, regjisorin më të mirë dhe skenar origjinal në Oskaret e sivjetme, që do të mbahen më 12 mars në Los Anxheles, thuhet në njoftimin e TRT-së.

Filmi fitues i çmimit Palme d'Or kishte premierën majin e kaluar në Festivalin e Filmit të Kanit dhe fitoi disa çmime prestigjioze.

Filmi me regjisor Ruben Ostlund, është nominuar gjithashtu për skenarin origjinal, aktorët më të mirë dhe aktoren më të mirë dytësore në Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA), që do të ndahen për herë të 76-të këtë vit.

“Trekëndëshi i Mërzisë”, ko-produksion i Türkiyes, Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë, Zvicrës, ShBA-së dhe Greqisë, është satirë sociale e industrialistëve të pasur dhe influencerëve. Në të shfaqen dy modelë dhe influencerë, Carl (Harris Dickinson) dhe Yaya (Charbli Dean), të cilët janë të ftuar në një shetitje me jahtë luksoze.

AA