Njeriu më i gjatë në botë” zbuloi se deri më tani ka vizituar 127 shtete të botës, ndërsa në të njëjtën kohë ka pasur probleme shëndetësore.     Foto: AA

Turku Sulltan Kosen, nga qyteti i Mardinit, është dy metra e 51 centimetra i gjatë dhe mban titullin e njeriut më të gjatë në botë plot 13 vite.
Në Mardin këto ditë po mbahet konkursi i fotografisë i quajtur “National Photo Safari Mardin”, ku pjesëmarrësit dhe anëtarët e jurisë së këtij konkursi vendosën të vizitojnë Sulltan Kosen, i cili jeton në fshatin Derik të Mardinit. Ata e vizituan atë në një shtëpi të krijuar posaçërisht për të.
Kosen, përveç gjatësisë prej 2,51 metrash, hyri në librin e rekordeve Guinness si pronar i krahëve më të gjata (27,5 centimetra) dhe këmbëve më të gjata (36,5 centimetra).
Kosen falënderoi fotografët për vizitën dhe nuk e fshehu kënaqësinë dhe pjesëmarrësit e konkursit shfrytëzuan këtë rast për të regjistruar edhe fotot e tij.
“Njeriu më i gjatë në botë” zbuloi se deri më tani ka vizituar 127 shtete të botës, ndërsa në të njëjtën kohë ka pasur probleme shëndetësore.
Ai tha se jeta e tij kalon nën mbikëqyrjen e mjekëve, dhe se familja e tij jeton nga bujqësia.
Është shumë i lumtur, siç tha ai, që ka pasur mundësinë të udhëtojë nëpër botë dhe të prezantojë vendin e tij.

AA