Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në New York zhvilloi takim me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenbger.     Foto: Vjosa Osmani/Facebook

Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në New York.

Sipas presidentes Osmani, anëtarësimi i Kosovës në NATO është prioritet shtetëror.
dhe e cilësoi anëtarësimin në këtë organizatë prioritet shtetëror të Kosovës, si një parakusht për sigurimin e paqes në rajon, ashtu edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.

Më tej, Osmani ka theksuar se këtij hapi duhet t'i paraprijë përfshirja e Kosovës në Partneritetin për Paqe. Në këtë kontekst, ajo e përmendi faktin se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s, do t'ia mundësojë Kosovës një rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Sa i përket agresionit të Rusisë në Ukrainë, presidentja Osmani tha se Kosova ka dënuar luftën e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe se është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë.

AA