Autostrada e Paqes: Përurohen kilometrat e para të rrugës Nish-Merdarë.     /Foto: AA

Serbia edhe zyrtarisht hapi për qarkullim 5,5 kilometrat e parë të "Autostradës së Paqës" që e fillon nga Nishi e deri në Merdarë në pikën kufitare me Kosovën. Gjatësia e kësaj autostradë në total deri pritet të jetë 77 kilometra dhe pritet të jetë lidhja kryesore rrugore e Serbisë me Prishtinën dhe Tiranë, respektivisht portin e Durrësit.

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuel Zhiofre, në ceremoninë e hapjes, tha se rruga do të lidhë jugun e Serbisë me rrjetin e Ballkanit Perëndimor dhe do të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit nga Nishi përmes Prishtinës në Tiranë dhe Durrës.

“Kjo është një rrugë e re që duhet të jetë një rrugë e paqes, stabilitetit dhe pajtimit dhe për këtë e kemi quajtur 'Autostrada e Paqes'. Seksioni që po hapim ceremonialisht sot është segmenti i parë i një projekti shumë më të madh që do të lidhë Nishin dhe qytetet e tjera të kësaj pjese të Serbisë me Adriatikun deri në Durrës. Ne besojmë se autostrada Nish - Merdare do të jetë shtylla kurrizore e rrjetit rrugor rajonal”, theksoi Zhiofre.

Ai theksoi se ndërtimi i autostradës është pjesë e një plani më gjithëpërfshirës të investimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor për projekte të mëdha infrastrukturore, të cilat sipas njoftimit të tij do të mobilizojnë deri në 30 miliardë euro deri në vitin 2027.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, falenderoi Bashkimin Evropian për "mbështetjen dhe ndihmën e madhe". Deri më tani BE-ja për këtë autostradë, siç njoftoi presidenti serb, ka dhuruar dyzet milionë euro na kanë bërë dhuratë për këtë udhëtim.

“Jam krenar që kësaj radhe do të na lidhin me serbët, edhe me shqiptarët në Kosovë, edhe me shqiptarët në Prishtinë, edhe me serbët në Graçanicë, edhe me shqiptarët në Tiranë dhe në Durrës. Dhe vetëm për t'u shpjeguar serbëve dhe të gjithëve që nuk duan të shohin të ardhmen dhe pse duhet të ndërtojmë. Dhe prandaj shpresoj zoti Zhiofre që të na jepni edhe 60-70 milionë euro dhurata, sepse kjo do të jetë një nga autostradat më të ngarkuara në vetëm 20 deri në 25 vjet”, tha Vuçiq.

Ai mes të tjerash theksoi se lidhja me njerëz të kombësive të tjera, me njerëz me të cilët nuk kemi qenë gjithmonë miq, ka një rëndësi të madhe.

Mirëpo, president serb Vuçiq tha se Prishtina nuk është e intersuar të lidhet me autostradë me Nishin.

Autoritetet serbe kanë njoftuar se për katër pjesët e para të autostradës, nga Nishi deri në Beloljin, janë siguruar 225,6 milionë euro. Granti i investimeve të BE-së është 40,6 milionë euro, 85 milionë euro është kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 100 milionë euro është kredi nga Banka Europiane e Investimeve.

Rruga nga Nishi në Merdar me një gjatësi totale prej 77 kilometrash do të ketë 88 ura, shtatë kryqëzime dhe 35 tunele.


TRT Balkan / agjencitë