Çavuşoğlu bisedon me Gërvallën dhe Selakoviqin për situatën në Kosovë

Çavuşoğlu bisedon me Gërvallën dhe Selakoviqin për situatën në Kosovë

Türkiye gjithmonë i kushton rëndësi paqes dhe stabilitetit të Ballkanit
Çavuşoğlu bisedon me Gërvallën dhe Selakoviqin për situatën në Kosovë     Foto: AA

Kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoğlu, pas zhvillimeve të sontme në veri të Kosovës, ka zhvilluar telefonata të veçanta me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq. Telefonatat erdhën në vazhdën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi qytetarët serbë në veri bllokuan rrugët kryesore në prag të hyrjes në fuqi të masave të reciprocitetit të paralajmëruara nga qeveria kosovare. Gjatë bisedave telefonike, Çavuşoğlu u ka thënë bashkëbiseduesve se Türkiye gjithmonë i kushton rëndësi paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe se tensionet e reja në rajon nuk janë në dobi të askujt, duke theksuar nevojën për mbizotërimin e arsyes së shëndoshë. Njëherit, autoritetet e Kosovës, pas takimeve dhe kontakteve me faktorin ndërkombëtar vendosën që masat e reciprocitetit për letërnjoftimet dhe targat t'i shtyjnë për 30 ditë, respektivisht për 1 shtator. Kryediplomati turk ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të bëjë pjesën e tij për uljen e tensioneve.

AA