Cili shtet në rajon ka popullsinë më të re?     Foto: TRT Balkan

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor jetojnë gjithsej 23,5 milionë banorësh dhe shumica e tyre jetojnë në zona urbane. Për sa i përket moshës mesatare, statistikat ndërkombëtare tregojnë se Kosova ka popullsinë më të re në rajon, ndërsa Kroacia popullsinë më të vjetër.

TRT Balkan analizoi se sa banorë ka secili prej vendeve të rajonit dhe sa është mosha mesatare e popullsisë.

Infografıkë: TRT Balkan

Mosha mesatare e popullsisë në Maqedoninë e Veriut është 40.08 vjeç

Pas 20 vitesh në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në shtator të vitit të kaluar është bërë regjistrimi i popullsisë, i cili ka rezultuar me të dhëna zyrtare statistikore lidhur me popullsinë dhe karakteristikat e saj.

Të dhënat zyrtare janë publikuar në mars të këtij viti dhe sipas tyre, Maqedonia e Veriut ka gjithsej 2.097.319 qytetarë, prej të cilëve 1.836.713 janë banorë, përkatësisht jetojnë në vend, dhe 260.606 qytetarë janë jorezidentë, përkatësisht janë jashtë shtetit.

Mosha mesatare e popullsisë është 40.08 vjeç. Më shumë se gjysma e popullsisë jeton në zonat urbane.

Serbia ka popullsi më të vjetër se Maqedonia e Veriut

Në Serbi jetojnë 8.687.055 banorë, ndërsa mosha mesatare e popullsisë është 41.6 vjeç. Shumica e popullsisë, pra 56.2 për qind, jetojnë në zonat urbane.

Për shkak të situatës së pafavorshme dhe të pasigurt epidemiologjike të shkaktuar nga pandemia Covid-19, regjistrimi i popullsisë në Serbi është shtyrë pritet të mbahet në tetor të këtij viti.

Kosova me moshën mesatare më të ulët

Në Kosovë jetojnë 1.8 milionë banorë, sipas të dhënave të Bankës Botërore nga viti 2021.

Mosha mesatare e popullsisë është 30.5 vjeç, sipas të dhënave të “Indexmundi”, faqe për statistikat ndërkombëtare. Gjysma e popullsisë jeton në zonat urbane, ndërsa gjysma tjetër jeton në zonat rurale.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë nuk është bërë që nga viti 2011. Procesi i regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë, i paraparë të mbahet gjatë këtij viti, nuk do të mund realizohet para muajt prill 2023. Kështu paralajmëroi në korrik Avni Kastrati, drejtor për statistika të popullsisë në Agjenci të Statistikave të Kosovës (ASK). Mosha mesatare në Shqipëri - 36.5 vjeç Shqipëria ka 2.871.022 banorë, sipas statistikave të “Worldmeter”, bazuar në të dhënat e Kombeve të Bashkuara. Mosha mesatare e popullsisë në këtë vend është 36.4 vjeç. Pjesa më e madhe e popullsisë, pra 63.5 për qind, jeton në zonat urbane.

Shqipëria ka shtyrë për herë të dytë regjistrimin e popullsisë, i cili sipas afatit të ri duhej të niste më 1 tetor të këtij viti. Arsyeja zyrtare e vonesës është se nuk janë siguruar mjetet e nevojshme për mbledhjen e informacionit në terren, njoftoi më 25 gusht Instituti i Statistikave (INSTAT), duke bërë të ditur se regjistrimi do të bëhet vitin e ardhshëm.

Mosha mesatare e qytetarëve të Malit të Zi është 38.8 vjeç
Popullsia e përgjithshme në Mal të Zi është 628.180 banorë. Mosha mesatare e qytetarëve malazezë është 38,8 vjeç. Nga totali i popullsisë, 67,6 për qind, ose 424.767 banorë, jetojnë në zonat urbane.

Bosnje e Hercegovina është ndër vendet me moshë mesatare të lartë të popullsisë.

Bosnja e Hercegovina ka një popullsi prej 3.251.641 banorësh. Statistikat tregojnë se në këtë shtet mosha mesatare e qytetarëve është 43.1 vjeç. Prej tyre, 52.3 për qind jetojnë në zona urbane.

Kroatët me normën mesatare më të lartë të moshës

I vetmi shtet anëtar i Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kroacia, aktualisht ka një popullsi prej 4.069.070 banorësh. Mosha mesatare e popullsisë është 44.3 vjeç.

Shumica e tyre, ose më shumë se 2.3 milionë njerëz (57.7 për qind) jetojnë në zonat urbane.

“Kontinenti i vjetër” po plaket gjithnjë e më shumë

Krahasuar me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, mosha mesatare e banorëve në këto vende është mbi 43 vjeç, bazuar në të dhënat e Zyrës Statistikore të Bashkimit Evropian (Eurostat).

Vlerësimet e tyre janë se nga mesi i shekullit, evropianët do të jenë edhe më të vjetër.

TRT Balkan