Kuvendi i Maqedonisë së Veritu i miratoi protokollet për Suedinë dhe Finlandën për anëtarësim në NATO     Foto: AA

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotshme ratifikoi protokollet për aderimin e Republikës së Finlandës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar për kontaktin e parë me autoritetet e shteteve të reja të NATO-s, duke i uruar dhe shpresuar që sa më parë të ulen në një tryezë.

“Si anëtare e plotfuqishme e NATO-s kemi obligim ti shndërrojmë përpjekjet për Evropë të sigurt në vepra. Sot i ratifikuam Protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Kolegëve Norlen dhe Vananen ua urova për hapin e guximshëm dhe vendimtar kah Aleanca përmes nënshkrimit të Protokollit të aderimit për anëtarësi. Urova që sa më shpejtë të ulemi në tryezën aleate në NATO”, ka shkruar Talat Xhaferi.

Në seancën e sotshme të Kuvendit prezent ishin edhe përfaqësues të korit diplomatik në vend, anëtarët e Qeverisë dhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi.

Kori diplomatik nga afër e përcolli miratimin e protokolleve për Suedinë dhe Finlandën     Foto:Facebook/Talat Xhaferi Facebook/Talat Xhaferi

Finlanda dhe Suedia më 18 maj zyrtarisht i dorëzuan Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, letrat zyrtare të aplikimit për anëtarësim në NATO.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, e cila zyrtarisht u bë anëtare e NATO-s më 27 mars të vitit 2020, për herë të parë ratifikon protokolle të vendeve të reja aspirante për anëtarësim në Aleancë.

TRT Balkan