Kurti: Kërkojmë anëtarësim në NATO     Foto: AA

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike – NATO, Jens Stoltenberg. është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që ka pasur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në selinë e NATO-s në Bruksel. Stoltenberg dhe Kurti dolën në konferencë të përbashkët pas këtij takimi i cili vjen disa ditë pas tensioneve që u ngritën në veri të Kosovës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me dokumentet shtesë për shtetasit serb si dhe me kërkesën për legalizimin e targave ilegale të automjeteve në komunat veriore. Stoltenberg në fjalën e tij tha se mirëpret faktin që situata në terren tani është përmirësuar por duhet të shmanget çdo lloj përshkallëzimi. Ai ftoi palët që të veprojnë me kufizim dhe të shmangin çfarëdolloj retorike urrejtëse dhe të gjitha të gjitha çështjet e pazgjidhura t’i zgjidhin përmes dialogut. “Misioni paqeruajtës i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-s është në Kosovë. KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti. KFOR-i ka më shumë se 3 mijë e 700 trupa të siguruara nga 20 vende aleate dhe shtatë partner. Jemi të përkushtuar ndaj misionit tonë, mandatit tonë dhe rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”, theksoi Stoltenberg. Stoltenberg tha se është do të jetë e nevojshme do të rrisin praninë e trupave KFOR-it “ashtu siç kemi bërë së fundmi në pjesën veriore”. Por ai shtoi se e vetmja mënyrë e qëndrueshme e paqes është që Prishtina dhe Beogradi të zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut. “Veprimet tona do të jenë të matshme, do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi dhe do të bëjmë çmos të garantojmë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gjitha komuniteteve në Kosovë”, theksoi Stoltenberg. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt,i tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të gjitha politikat dhe veprimet e saj të jenë në përputhje me vlerat euro-atlantike. Ai tha se NATO-ja ka kontribuuar në lirinë dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës, “për këtë arsye jemi shumë të nderuar për besimin që i është dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në mbështetje humanitare të NATO-s në evakuimin e qytetarëve afganë”. “Kemi një vizion të qartë: ne kërkojmë anëtarësim në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim këtu dhe çdo kund atë që vendet dhe shtetet na kanë dhënë neve si qytetarë, pra, anëtarësimi në Partneritetin për Paqe të NATO-s është një gurë në arritje. Kemi demonstruar përkushtimin për mbajtjen dhe ruajtjen e këtyre parimeve si dhe në kontributin e paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon dhe gjithë botën. Kërcënimet, rreziqet dhe sfidat me të cilat NATO përballet sot ndjehen edhe nga vendi ynë”, theksoi Kurti. Kurti tha se institucionet e kosovare dhe qytetarët e saj kanë arsye të jenë vigjilentë në qasjen destruktive të fqinjit verior, Serbisë, në agjenden e dëmshme ruse për të gjithë Ballkanin dhe Evropën. Më 31 korrik pjesëtarë të komunitetit serb të cilët jetojnë në pjesën veriore të Kosovës me kamionë dhe makineri të rënda bllokuan rrugët që çojnë drejtë pikë-kalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Bllokada e tyre u vendos para fillimit të aplikimit të masave reciproke nga ana e Qeverisë së Kosovës me kërkesën për dokumente shtesë për të gjithë shtetasit serbë në hyrje-daljet në Kosovë si dhe legalizimi i të gjitha targave që ende nuk janë “RKS”. Pas tensioneve për shkak të barrikadave dhe konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, Qeveria e Kosovës mori përsipër ta shtyjë zbatimin e këtyre dy masave për 30 ditë. Pas më shumë se një viti kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të takohen nesër në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian (BE).

AA