Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin ka replikuar me deputetët e opozitës në Kuvend për tema të ndryshme.     Foto: Reuters            

Deklaratat e dhëna për mediat e huaja se mund të ketë luftë mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndërlidhur me 48 bazat e Serbisë të cilat janë ngritur përreth Kosovës.

“Une kam thënë mund të ketë luftë, por është papërgjegjësi absolute nga ana ime si kryeministër kur i ke 48 baza të përparme ofenzive rrotull Kosovës (28 ushtarake e 20 të xhandarmërisë), të them se nuk do të ketë kurrë luftë, është gabim. Kur unë them mund të ketë luftë është akuzë ndaj Serbisë, nuk ka pse ju pengoj juve akuza ndaj Serbisë. Por, kush e bënë luftën, luftën e bën Serbia. Ajo është akuzë në arenën ndërkombëtare ndaj Serbisë”, tha kryeministri Kurti, në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Tutje, ai ka theksuar se arsyeja pse s’ka nevojë të jetë radikal nuk është pse është bërë kryeministër, por pse nuk është Zajednica duke u ratifikuar këtu.

“Ky është dallimi. Zajednica, Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, që e na bosnjëzon Kosovën vinte këtu. Prandaj vite gazi lotësjellës. Nuk ka Zajednicë, s’ka gaz lotësjellës. Kjo temë nuk është aktuale sepse është qeveria jonë”, tha Kurti. Ndryshe, ai ka theksuar se në Bruksel nuk ka pasur takime private, por se ata përcaktohen dhe organizohen nga Bashkimi Evropian.

TRT Balkan / agjencitë