Kosova e mbështet interesimin e Gjermanisë dhe Francës, për të ndihmuar Brukselin në procesin e dialogut me Serbin, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas ceremonisë së shënimit të 23 vjetorit të Policisë së Kosovës.
“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrën e të cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe neve në veçanti, ndodhet Gjermania dhe Franca. Andaj, ne e mbështesim faktin që dy shtete kaq të rëndësishme evropiane dhe njohëse të Republikës sonë që nga fillimi, do të ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”, tha ai.
Prononcimi i kryeministrit Kurti vjen disa ditë pasi kryetari i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i dërguan një letër të përbashkët ku i bëjnë thirrj të tregoj gatishmëri dhe zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira, që shpijnë drejt progresit të dialogut të udhëhequr nga BE, në mes Kosovës dhe Serbisë.
Kreu qeveritar foli edhe për respektimin e plot të ujdisë për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë vlen reciprociteti, por liria e lëvizjes duhet të jetë liri e plotë e lëvizjes, duke nënkuptuar njohjen e dokumenteve të Kosovës edhe në kufijtë e Serbisë me vendet e tjera.
Këtë gjë tha se zëvendëskryeministri Bislimi e ka adresuar edhe me ndërmjetësit e dialogut.
“Në pikat kufitare po vlen reciprociteti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptonte liri të plot të lëvizjes, pasi liria e cunguar nuk është liri. Këtë gjë, zëvendëskryeministri është duke adresuar edhe me ndërmjetësit. Për në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, padyshim që ajo vlen. Veçse unë e kuptoj se nuk mund të kemi liri të cunguar apo të pjesshme të lëvizjes”, shtoi ai.
Ndryshe, Kancelari gjerman, Scholz, dhe presidenti francez, Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
6 Sht 2022
Kurti: Mbështesim interesimin e Gjermanisë dhe Francës për dialogun
Prononcimi i kryeministrit Kurti vjen disa ditë pasi kryetari i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i dërguan një letër të përbashkët ku i bëjnë thirrj të tregoj gatishmëri për vendime të vështira.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore