Bozhidar Deliq, ishte i njohur edhe për pjesëmarrjen në luftën e Kroacisë dhe atë të Kosovës.     Foto: Tanjug

Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, sot ndëroi jetë nënkryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Serbisë, i njohur ndryshe edhe si gjenerali Bozhidar Deliq.
Në zgjedhjet e 3 prillit ishte bartës i listës së koalicionit DSS-POKS, si kryetar i lëvizjes “Nuk ka kthim mbrapa – Serbia është prapa”, që ishte edhe slogani i Brigadës 549 të Motorizuar e cila ka vepruar në vitet 1990 gjatë luftës në Kosovë, raporton Danas.
Nëntogeri më i ri, koloneli dhe gjenerali më i ri në UJ, shefi i shtabit të 549 të motorizuar mori detyrën në vitin 1997. Kjo brigadë në periudhën 1998-1999 mori pjesë, ndër të tjera, në Betejën e Pashtrikut, duke luftuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe NATO-s.
Ata u tërhoqën nga Kosova pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila, siç theksoi vazhdimisht Deliqi, ishte e vështirë për shumë ushtarë dhe vullnetarë të kësaj brigade.
Për shkak të betejës në Pashtrik, brigada u nderua me Urdhërin e Heroit Kombëtar, të cilën publiku e shihte edhe si heroike. Fondi për të Drejtën Humanitare raportoi se mbi 2100 civilë shqiptarë u vranë në zonën e përgjegjësisë së UJ-së.
Në karrierën e tij politike, ky gjeneral u largua dy herë nga Partia Radikale Serbe e Vojisllav Sheshelit, herën e parë së bashku me Tomislav Nikoliqin kur u themelua Partia Progresive Serbe dhe herën e dytë me Nemanja Sharoviqin kur u themelua lëvizja "Ljubav Vera Nada".
Kundër ish-komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, Bozhidar Delic, shoqata për krime lufte “Gjakova 98-99” ka dorëzuar tre kallëzime penale në Prokurorinë Speciale të Kosovës për krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

Kosova Press