Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi për zhvillimet e fundit në Kosovë.     Foto:AA

Agresionit të strukturave ilegale serbe në Veri të Mitrovicës i reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai i bëri sot thirrje Presidentit të Serbisë, që të mos ushqejë me asnjë lloj justifikimi dhe alibie me grupe të caktuara në veriun e Kosovës që për arsyen e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje të vlefshme.
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, Rama u ndal te situata në veriun e Kosovës, ndërsa theksoi se marrëveshja duhet të zbatohet edhe për t’i dhënë besueshmëri dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
“Kemi folur me kryeministrin Sanchez për Kosovën. Dihet që Spanja ka në pozicion të ndryshëm dhe tradicionalisht të palëvizshëm për arsye që lidhen me vetë Spanjën, por që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe të drejtës së tyre. Sidoqoftë kemi diskutuar në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim tërësisht të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial, që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë për t’u zbatuar edhe jo për t’u diskutuar”, tha Rama.
Poashtu Rama përshëndeti vendimin për shtyrjen prej 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje, gjë që u kërkua edhe nga Shtetet e Bashkuara përmes ambasadorit në Kosovë.

ATA