Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq     Foto: AA

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i kanë dërguan një letër të përbashkët presidentit serb Aleksandar Vuçiç, në të cilën i bëjnë thirrje që të tregojë "vendosmërinë dhe gatishmërinë maksimale" për të marrë vendime të vështira, "që çojnë në përparim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën patronazhin e BE-së”. “Ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t'ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën patronazhin e BE-së", thuhet në letrën kancelarit Scholz dhe presidentit Maccron, Sipas zyrës për shtyp të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, krerët e Francës dhe Gjermansë, janë deklaruar se shpresojnë që kjo iniciativë do të gjejë interesimin dhe mbështetjen e Vuçiqit.

"Tensionet e fundit kanë treguar se urgjentisht nevojite hapa konstruktivë përpara, si në nivel praktik ashtu edhe në atë politik. Prandaj, ne caktuam këshilltarët tanë për politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Jens Plettner dhe Emanuel Bonn, që t'i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Miroslav Lajçakut në përpjekjet e tij. Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Lajcak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, për të shqyrtuar mundësitë për të ecur përpara shpejt procesin”, thonë Scholz dhe Macron në një letër drejtuar Vuçiqit. Macron dhe Scholz theksojnë se letrën e përbashkët e kanë dërguar "në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor".

"Ne jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, ne duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta, në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe në mënyrë që mosmarrëveshjet afatgjata dypalëshe dhe rajonale të zgjidhen", kanë shkruar kancelari gjermane dhe presidenti francez. Mes tjerash në letër potencohet se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Tanjug