Medreseja "Isa Beu" në Shkup u themelua në shekullin XV gjatë kohës së Perandorisë Osmane.     Foto: Medreseja "Isa Beu"/Facebook

Sfidat për regjistrim në universitet publike në Maqedoninë e Veriut, për medresantët e Medresës “Isa Beu” në Shkup, pritet t’i takojë së shkuarës. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit e miratioi mendimin mbi Projektligjin për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare, të propozuar nga një grup deputetësh.
Qindra nxënës të “Isa Beut”, paralelisht më shkollimin në këtë medresë e kanë përfunduar edhe nga një shkollë tjetër të mesme. Arsyeja e vetme mbetet mohimi i së drejtës për arsimim të lartë.
Themelet e kësaj medreseje janë vendosur gjatë shekullit XV, në kohën e Perandorisë Osmane. Në rrethana të ndryshme historike kjo medrese ka pushuar së punuari disa herë, për shkak se objekti i ishte është shkatërruar nga luftërat dhe fatkeqësitë e tjera. Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo sërish pushoi një kohë të gjatë, deri në vitin 1979, kur Bashkësia Islame solli vendimin për rindërtimin e saj.
Përveç saj, në Ballkan, funksionojnë edhe disa medrese të tjera, duke filluar nga Sarajeva, Medreseja “Gazi Husrev Beu”, si dhe në Prishtinë, Medreseja “Alauddin”. Për dallim nga “Isa Beu”, këto medrese prej vitesh kanë bashkëpunim me institucionet publike në Bosnje e Hercegovinë, përkatësisht Kosovë.
S’ka probleme për medresantët e Sarajevës
Nxënësit të cilët vendosin të vazhdojnë shkollimin e mesëm në Medresenë “Gazi Husrev Beu” në Sarajevë nuk hasin në probleme pas mbarimit të medresesë. Ky institucion njihet si shkollë e mesme publike. Shkollimi në këtë medrese zgjat katër vjet. Ligjëratat zhvillohen në gjuhën boshnjake, ndërsa planprogramin e përgatit Bashkësia Islame e BeH, gjegjësisht miratimin e jep Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e BeH. Pas mbarimit të medresesë, nxënësit e “Gazi Husrev Beu-t”, mund të regjistrohen në çdo fakultet në BeH dhe jashtë tij.
Kosova e njeh Medresenë “Alauddin”
Nxënësit e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, për cdo vit mund të regjistrohen në universitet publike të Kosovës dhe jashtë saj. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, si dhe të Drejtorisë së Arsimit të Prishtinës, prej vitesh marrin pjesë në aktivitet e organizuara nga kjo shkollë islame. Bashkëpunimi mes kësaj shkolle dhe institucioneve publike në Kosovë nuk ka munguar asnjëherë.

TRT Balkan