Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Zelenskyn për ngjarjet aktuale në luftën në Ukrainë      Foto: AA

Presidenti i Republikës së Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për ngjarjet aktuale në luftën në Ukrainë. Drejtoria e Komunikimit e Presidencës së Türkiye-s bëri të ditur se tema kryesore e bisedës mes Erdoganit dhe Zelenskit ishte lufta mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ngjarjet e fundit lidhur me atë konflikt. Në njoftimin për shtyp thuhet se Erdoğan gjatë bisedës ka theksuar se vizioni i zgjidhjes diplomatike duhet të ruhet në të gjitha rrethanat. Kreu turk shprehu gatishmërinë e tij personale dhe gatishmërinë e Türkiyes, për të dhënë çdo kontribut të nevojshëm për përfundimin e luftës nëpërmjet negociatave. Erdogan falënderoi Zelenskyn për mesazhin e ngushëllimit të presidentit ukrainas në lidhje me aksidentin e fundit të minierave në qytetin turk Bartın.

AA