Erdoğan: Greqia qëllimisht po rrezikon Traktatin e Lozanës     Foto: AA

Në prag të kremtimit të 100 vjetorit të Traktatit të Lozanës dhe të Republikës së Türkiye-s, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan adresoi kritika të ashpra ndaj Greqisë, duke thënë se ata qëllimisht po i rrezikojnë kushtet e Traktatit të Paqes të Lozanës, veçanërisht të drejtat e pakicës turke.

Sipas Erdoğan, Traktati i Paqes së Lozanës paraqet një nga dokumentet themeluese të Republikës së Türkiye-s.

“Me traktatin e paqes nga Lozana u tërhoqën kufijtë tanë tokësorë, u hoqën kapitullimet, u siguruan të drejtat e pakicës turke që mbeti në Greqi dhe u konfirmua statusi i çmilitarizuar i ishujve grekë përgjatë bregdetit tonë”, kujtoi Erdoğan.

Më tutje ai theksoi se Türkiye e ka ndjekur me kujdes zbatimin e Traktatit të Paqes së Lozanës 99 vjet pas nënshkrimit të tij dhe shtoi:

“Megjithatë, kohët e fundit kemi parë që kushtet e shkruara në Traktat, veçanërisht të drejtat e minoritetit turk, janë injoruar apo kërcënuar qëllimisht nga Greqia. Vendi ynë nuk mund ta pranojë këtë situatë, e cila është e papajtueshme me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe parimi i besnikërisë ndaj traktatit”.

Sipas tij, autoritetet e Türkiye-s janë të vendosur të investojnë çdo përpjekje për të vendosur paqen dhe prosperitetin e qëndrueshëm në rajonin e tij dhe për të mbrojtur të drejtat e kombit turk.

Erdoğan shtoi se “Türkiye, me afrimin e vitit 2023, që shënon 100 vjetorin e Traktatit të Lozanës dhe themelimit të Republikës së Turqisë, po forcon pozicionin e saj aktiv në çështjet rajonale dhe globale”.

“Në 99-vjetorin e Traktatit të Paqes së Lozanës, ne kujtojmë me mirësi themeluesin e Republikës sonë, Gazi Mustafa Kemal, bashkëluftëtarët e tij dhe dëshmorët tanë dhe shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për veteranët tanë”, përfundoi Erdoğan.

TRT Balkan / agjencitë