Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka shprehur ngushëllimet e tij homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për rrëzimin e helikopterit ku humbën jetën 17 persona, përfshirë ministrin e brendshëm të vendit.
Në një bisedë telefonike, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, presidentët Erdoğan dhe Zelenskyy trajtuan zhvillimet e fundit në luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë.
Erdoğan përsëriti se Türkiye është e gatshme të ofrojë “mbështetje të fortë diplomatike” për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe "ta lehtësojë dhe ta ndërmjetësojë” atë.
Si pasojë e rrëzimit të helikopterit në qytetin Brovary të rajonit të Kievit humbën jetën 17 persona, përfshirë ministrin e brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskyi, zëvendësin e tij dhe sekretarin e shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
20 Jan 2023
Erdoğan ngushëlloi presidentin ukrainas për rrëzimin e helikopterit
Në një bisedë telefonike, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, presidentët Erdoğan dhe Zelenskyy trajtuan zhvillimet e fundit në luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë.
AA
Lajme të ngjashme
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.
Azerbajxhanasi që u bë simbol i humanitetit u takua me Erdoğanin
Fotoja e Sarvar Bashirli nga Azerbajxhani me veturën e tij të prodhuar në vitin 1981 duke bartur ndihma për të goditurit nga tërmeti në Türkiye është bërë virale në rrjetet sociale, sakaq ka tërhequr miliona pëlqime dhe mesazhe lavdëruese.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore