MPJ e Türkiye-s refuzon aneksimin e rajoneve të Ukrainës nga Rusia     Foto: AA

Türkiye e rithekson mbështetjen për zgjidhjen e luftës Rusi-Ukrainë, 'bazuar në një paqe të drejtë që do të arrihet nëpërmjet negociatave', thotë Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiye-s. "Ne refuzojmë vendimin e Rusisë për të aneksuar rajonet Donetsk, Luhansk, Herson, Zaphorizhia të Ukrainës", thotë MPJ-ja e Türkiye-s. Sipas tyre, vendimi i Rusisë përbën një shkelje të rëndë të parimeve të vendosura të së drejtës ndërkombëtare dhe i njëjti nuk mund të pranohet. Ndryshe, reagimi i diplomacisë turke vjen pasi dje Moska zyrtare njoftoi se i njeh rajonet ukrainase si pjesë të Rusisë.

TRT Balkan