Shefi i NATO-s: Do ta vizitoj Türkiyen për t’u takuar me Erdoğanin     Foto: AA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi një vizitë në Türkiye për të takuar presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Rumanisë, Nicolae Ciuca, në selinë e NATO-s, Stoltenberg tha se është i kënaqur nga bashkëpunimi mes Türkiyes dhe Suedisë, lidhur me procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe kushtet e Türkiyes për dorëzimin e terroristëve të FETO-s. I pyetur lidhur me anëtarësimin e Suedisë dhe të Finlandës, Stoltenberg tha se e “mirëpret punën e përbashkët të Suedisë dhe Türkiyes për zbatimin e memorandumit të përbashkët”. Duke rikujtuar se kryeministri suedez Ulf Kristersson do të takohet me presidentin Erdoğan, sekretari Stoltenberg deklaroi se edhe ai së shpejti do të vizitojë Türkiyen. Stoltenberg theksoi se ka besim që anëtarësimet e Suedisë dhe të Finlandës do të miratohen në parlamentet e 30 vendeve anëtare. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s foli edhe për luftën në Ukrainë. Ai tha se nuk mund të spekulojë se sa mund të zgjasë lufta në Ukrainë dhe tha se NATO-ja është e gatshme të mbështesë Ukrainën, pavarësisht kohëzgjatjes.

AA