Türkiye thirrje Greqisë: Ndalo militarizimin e ishujve të Egjeut.      Foto: AA

Duke i bërë thirrje Greqisë që të respektojë të drejtën ndërkombëtare, ministri i Jashtëm i Türkiyes Mevlüt Çavuşoğlu porositi se përndryshe, Ankaraja "do të bëjë atë që është e nevojshme".

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij rumun Bogdan Aurescu në kryeqytetin Ankara, Çavuşoğlu tha: "Ose Greqia të bëjë hapa prapa dhe të respektojë marrëveshjet, ose ne do të bëjmë atë që është e nevojshme", duke iu referuar stërvitjes së fundit ushtarake të Greqisë në ishujt e Egjeut.

Gjithashtu, duke kritikuar Greqinë për militarizimin e ishujve të Egjeut pranë vijës bregdetare turke, të cilat sipas traktateve duhet të jenë të demilitarizuara, Çavuşoğlu tha: "Nëse Athina nuk dëshiron paqe, Ankaraja do të bëjë gjithçka që është e nevojshme".

Duke i kërkuar Greqisë të ndalojë armatimin e paligjshëm të ishujve të Egjeut me status joushtarak dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, ai tha: "Greqia vazhdon provokimet e saj. Ne nuk mund të heshtim për këtë."

Kohët e fundit, Greqia kreu një stërvitje ushtarake në ishullin Rodos të Egjeut, që është vetëm 84 kilometra nga qyteti bregdetar turk Fethiye.

AA