116 vjet nga Alfabeti i gjuhës shqipe

116 vjet nga Alfabeti i gjuhës shqipe

116 vite më parë, në Manastir, figura të shquara nga troje të ndryshme shqiptare u mblodhën për të ndërtuar një urë që do të lidhte të gjithë shqiptarët me gjuhën e tyre. Ekipi i TRT Balkan, vizitoi Institucionin Nacional “Muzeu i Alfabetit” në Manastir, i cili na fton të rikthehemi në kohë përmes portreteve, dokumenteve historike dhe kujtimeve që flasin për një ndër datat më të rëndësishme për gjuhën dhe kulturën shqiptare.