Videot e ngjashme
Xhamia e Beqarëve
Xhamia e Beqarëve në Berat, e njohur ndryshe si Xhamia e Sulejman Pashës, është e klasifikuar si një monument i llojit “Arkitekturë” që nga viti 1961.
Ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të, xhamia ishte projektuar për t'u shërbyer reparteve të zejtarëve të pamartuar.
Karakteristikë e kësaj xhamie janë pikturat murale të cilat paraqesin peisazhe qytetesh, ndërtesa e xhami, si dhe zbukurime me motive bimore, me panele të veçanta e ndërtesa të rralla.
Vala e dialekteve shqipe në rritje
Nëse kthehemi pas në kohë, dialektet kanë pasur tendencën të ndajnë dhe dallojnë njerëzit,
Ndërkohë që sot shohim se si gjithnjë e më shumë dialektet shërbejnë për të na bashkuar, për të mësuar për njëri-tjetrin dhe për të përforcuar identitetin tonë shqiptar.
Cilin dialekt flisni ju përtej ekranit?
"No thanks" aplikacioni që lehtëson bojkotimin e produkteve izraelite
Nje aplikacion është lançuar si formë proteste kundër luftës së Izraelit në Gaza, i cili synon bojkotimin e produkteve të ndërlidhura me Izraelin.
Themeluesi i këtij aplikacioni, Ahmed Bashbash, një palestinez nga Hungaria, tregon për TRT Balkan se kjo nismë është krijuar për të identifikuar lehtë kompanitë që mbështesin gjenocidin e Izraelit.
Ai tha se këtë aplikacion e ka krijuar për hir të vëllait dhe motrës së tij që kanë humbur jetën nga sulmet izraelite.