Për çfarë po proteston opozita në Shqipëri?
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, për disa orë mbrëmë ishte në bllokadën e protestës së opozitës shqiptare, e cila kërkoi krijimin e qeverisë teknike, si përgatitje për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Në lokacione të ndryshme në kryeqytet u regjistruan edhe përleshje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Sipas organizatorëve të protestave, “ka ardhur koha për zgjedhje të lira e të ndershme dhe të jetë vullneti i shqiptarëve që të vendosë se kujt i takon drejtimi i vendit”.