BE-ja shpreson se Türkiye mund të ndikon te Rusia për ta ndaluar luftën.     Foto: AA

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i ka shprehur ministrit të Punëve të Jashtme të Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, shpresën e tij se Türkiye mund të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë.
Borrell ka bërë një deklaratë nga media sociale lidhur me bisedën telefonike të kryer me ministrin turk Çavuşoğlu.
Ai tha se ka vënë theksin mbi rolin e Türkiye-s në sigurimin e marrëveshjes së OKB-së për eksportin e drithit ukrainas dhe pakësimin e agresivitetit të Rusisë kundër Ukrainës. Borrell bëri të ditur se kanë diskutuar edhe ndikimin e sanksioneve të BE-së.
"Kam shprehur shpresën time se Türkiye mund të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë për të ndalur luftën e pakuptimtë", është shprehur Borrell.
Kujtojmë se mbi rolin e Türkiye-s si ndërmjetësues për marrëveshjen e OKB-së për eksportin e drithit ukrainas dhe ndikimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan si lojtar i gjithanshëm kanë shkruar shumë media ndërkombëtare, ndër të tjerash edhe Foreign Policy.

AA