Çfarë është problematike në lidhje me Ligjin evropian të çipave?

Evropa kërkon sovranitet dixhital, respektivisht zbatimi i transformimit dixhital të mos varet nga faktorë të jashtëm (Kina dhe SHBA), por plani i quajtur Ligji evropian për çipat, edhe pse kap vlerën e 45 miliardë eurove, ka “buga”.
Sipas kritikëve të Ligjit të ri evropian për çipat, BE-ja nuk ka fonde të mjaftueshme për të investuar në ndërtimin e shpejtë dhe të avancuar të objekteve moderne të prodhimit të gjysmëpërçuesve shumë të nevojshëm, ose të quajtur gjerësisht çipa. Për momentin, BE-ja nuk mund të krahasohet me Kinën, Korenë e Jugut dhe SHBA-në, vende në të cilat tashmë është krijuar prodhimi i "silikonit".
Kompanitë evropiane dhe qendrat kërkimore janë angazhuar kryesisht në dizajnimin e çipave, kështu që pjesa e tregut është nën 10 për qind.
Eksperti Cyrus Mewawalla, kreu i kërkimit tematik nga Global Data, beson se plani ambicioz i BE-së për një pjesë tregu prej 20 për qind deri në vitin 2030 do të thotë që blloku duhet të katërfishojë prodhimin.
“Bugat”, kryesore të rregullores ambicioze, sipas Daniel Gros nga think tank CEPS, qëndrojnë në shpërndarjen e kapaciteteve prodhuese. Komiteti i ri i shteteve anëtare do të duhet të marrë vendime se ku do të ndërtohen fabrikat e reja të çipave dhe çdo vend do të dëshirojë ta vendosë prodhimin në territorin e tij. Pengesa e dytë është se BE-ja nuk ka kapital të mjaftueshëm për të subvencionuar këtë lloj fabrikash në afat të gjatë dhe me efikasitet.

TRT Balkan