Filluan referendumet në lindje dhe jug të Ukrainës për bashkim me Rusinë

Filluan referendumet në lindje dhe jug të Ukrainës për bashkim me Rusinë

Kievi zyrtar dhe Perëndimi organizimin e këtyre referendumeve e kanë cilësuar si një votim "të rremë".
Procesi i votimit në rajonet e kontrolluara nga Rusia në Ukrainë ka filluar do të zgjasë pesë ditë.     Foto: Reuters

Në të ashtuquajturat republikat popullore Donetsk dhe Luhansk nën kontrollin e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës si dhe në rajonet Zaporizhzhia dhe Kherson nga sot e deri më 27 shtator do të mbahen referendumet e planifikuara për bashkim me Rusinë.
Referendumet në fjalë kanë marrë mbështetjen edhe të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka reaguar më parë ndaj vendimeve për referendum. "Referendumet e rreme nuk do të ndryshojnë asgjë", tha ai.
Ministria e Jashtme e Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlunë një deklaratë tha se janë të shqetësuar nga përpjekjet për mbajtjen e referendumeve të njëanshme në disa rajone nën kontrollin rus në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka deklaruar se referendumet janë "shkelje serioze" e Konventës së Kombeve të Bashkuara.
Si pasojë e referendumeve teksa pritet që Rusia të aneksojë rajonet në fjalë, zyrtarët rusë paralajmëruan se mund të përdorin edhe armë bërthamore strategjike për mbrojtjen e rajoneve të cilat do të pranohen si territor rus pas referendumit.

Ku votohet?
Referendumet filluan në Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, si dhe në Kherson e Zaporzhzhia në jug. Rajonet në fjalë janë nën kontroll të Rusisë. Kievi zyrtar dhe Perëndimit këto referendume i kanë cilësuar si votime "të rrëme".
Pyetjet në referendum?
Në rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk, tashmë të njohura si të pavarura nga presidenti rus Vladimir Putin para fillimit të luftës në shkurt. Qytetarët e këtyre rajoneve të cilët do të votojnë në referendum duhet të përgjigjen në pyetjen se “a e pranojnë hyrjen në Republikën e Rusisë”, thonë nga Agjencia e Lajmeve – TASS.

Në fletët e votimit në rajonet e Khersonit dhe Zaporzhzhia qëndron pyetja:”A jeni për shkëputje nga Ukraina, formim të një shtetit të pavarur nga rajoni dhe bashkim i saj me Federatës e Rusisë si subjekt i Federatës së Rusisë”.
Dhe procesi i votimit në të katër rajonet do të ishte jo tradicional, tha TASS.
“Duke pasur parasysh afatet e shkurtra dhe mungesën e pajisjeve teknike, u vendos që të mos zhvillohet votimi elektronik dhe të përdoren fletët tradicionale të votimit në letër”, shtohet aty.
Në vend të kësaj, zyrtarët do të shkojnë derë më derë për katër ditët e para për të mbledhur vota, më pas qendrat e votimit do të hapen në ditën e fundit, të martën, që banorët të votojnë.

Deri kur votohet?

Votimi filloi në orën 5 të mëngjesit të premten (23 shtator). Votimi pritet të përfundojë të martën në katër rajone të kontrolluara tërësisht ose pjesërisht nga trupat ruse - Donetsk dhe Luhansk në lindje dhe Kherson dhe Zaporozhzhie në jug.
Referendume në kohë të tensioneve
Referendumet vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin këtë javë njoftoi një mobilizim të pjesshëm të rreth 300.000 rezervistëve, gjë që tërhoqi gjithashtu një dënim të ashpër nga Perëndimi.
Forcat ukrainase kanë kapur pjesën më të madhe të rajonit verilindor të Kharkivit në një kundërofensivë masive në të cilën Kievi rimori qindra qytete që kishin qenë nën kontrollin rus për muaj të tërë.

Historia përsëritet
Referendumet në Ukrainë të kujtojnë një referendum të ngjashëm që u zhvillua në vitin 2014 kur Gadishulli i Krimesë i Ukrainës u aneksua nga Rusia.
Putin tha se Moska do të përdorë "të gjitha mjetet" për të mbrojtur territorin e saj - një deklaratë që ish-lideri rus Dmitry Medvedev tha në mediat sociale do të përfshinte "armë strategjike bërthamore".
Medvedev gjithashtu parashikoi se rajonet zgjedhore do të "integrohen në Rusi". NATO kundër referendumeve NATO ka dënuar planet e Moskës për të mbajtur referendume në Ukrainë, duke thënë se ato nuk do të ishin të vlefshme.

Sipas Aleancës ushtarake e NATO-s, të gjitha shtetet duhet të refuzojnë “përpjekjet e qarta të Rusisë për pushtim territorial”.

“Referendumet e rreme në rajonet e Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhie dhe Kherson, nuk kanë legjitimitet dhe do të jenë shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e NATO-s të lëshuar të enjten.

TRT Balkan / agjencitë