Franca i ka filluar përgatitjet për dimër     Foto:AA

Franca ka ndërmarrë "masa drastike" për të rritur depozitimin e saj të gazit natyror në përpjekje për të përballuar mundësinë e ndërprerjes totale të gazit rus, theksoi ministrja franceze e Energjisë, Agnes Pannier-Runacher.
"Ne kemi marrë masa për të rritur depozitimin tonë të gazit natyror ... duke menaxhuar furnizimet e gazit natyror të lëngshëm nga të gjitha pjesët e botës që janë gati të na ofrojnë dërgesë nga Norvegjia", tha Pannier-Runacher për BFM Business TV.
Gati 17 për qind e furnizimit me gaz në Francë vjen nga Rusia.
GRTgaz, një rrjet transmetimi gazi, në mesin e qershorit njoftoi se Franca nuk merr më gaz natyror me tubacion nga Rusia. Në mars, Parisi zhvilloi bisedime me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, për të diversifikuar importet e karburantit dhe gazit.
Furnizimi shtesë duhet të plotësohet me kontroll më të mirë të konsumit të energjisë, theksoi ministrja franceze.

AA