Gaza, të paktën 14 palestinezë, shumica fëmijë, u vranë në sulmet izraelite / Foto: AA

Të paktën 14 palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë në sulmet e reja ajrore izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës. Në sulm, dy palestinezë u vranë dhe 12 u plagosën.

Shumë njerëz u po ashtu plagosën në sulmet intensive të artilerisë të kryera nga ushtria izraelite në kampet e refugjatëve Burayj dhe Meghazi.

Të paktën tetë palestinezë u vranë në një sulm nga avionët luftarakë izraelitë në lagjen Az-Zeytun në juglindje të qytetit të Gazës.

Ekipet mjekësore nxorrën trupat e tre fëmijëve të familjes al-Rai dhe nënës së tyre nga rrënojat e shtëpisë së tyre që u bombardua dy ditë më parë nga avionët izraelitë në kampin Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha të enjten se nga data 7 tetor nga sulmet izraelite janë vrarë 37.431 palestinezë, duke përfshirë të paktën 15.517 fëmijë dhe 10.279 gra.

Mijëra palestinezë të vdekur besohet se janë nën rrënoja.

TRT Balkan / agjencitë