Katër palestinezë u vranë në një sulm izraelit me dron në Bregun Perëndimor / Photo: Reuters

Katër palestinezë u vranë në një sulm izraelit me dron në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA njoftoi, duke cituar burime nga spitali "Sabit Sabit", se forcat izraelite kryen një sulm me raketë me një mjet ajror pa pilot në kampin e refugjatëve Nur Shams në qytetin Tulkarem në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në sulm u vranë katër të rinj palestinezë. Të martën, gjashtë palestinezë u vranë në sulmet izraelite në qytetin e Tulkarem.

TRT Balkan / agjencitë