Ministri izraelit i Mbrojtjes: Do t’i shtojmë sulmet ndaj Libanit /            Foto: AA

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollahut në Liban.

Gjatë një vizite në Safed në Izraelin verior, Gallant publikoi një video mesazh në lidhje me sulmet e Hezbollahut.

Ai deklaroi se javët e fundit e kanë “goditur fort Hezbollahun” dhe se do t'i intensifikojnë këto sulme.

Ministri izraelit i Mbrojtjes vuri në dukje se ata janë të vendosur të kthejnë në shtëpitë e tyre të zhvendosurit në veri të Izraelit.

Nga 23 shtatori ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore në qytete në jug të Libanit, si dhe në rajonet Bekaa dhe Baalbek.

Sipas autoriteteve libaneze, 748 njerëz u vranë në sulmet ajrore, ndërsa gati 150.000 u zhvendosën nga bombardimet.


AA