Zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara tha se kostoja e plotësimit të nevojave të njerëzve në Gazën e rrethuar dhe Bregun Perëndimor të pushtuar vlerësohej në 1,2 miliardë dollarë.
“Kostoja e plotësimit të nevojave të 2,7 milionë njerëzve – që është e gjithë popullsia e Gazës dhe 500.000 njerëzve në Bregun Perëndimor të pushtuar – vlerësohet të jetë 1,2 miliardë dollarë”, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Më 12 tetor, OCHA-ja fillimisht kishte apeluar për 294 milionë dollarë për të mbështetur gati 1,3 milion njerëz.
"Situata është bërë gjithnjë e më dëshpëruese që atëherë," thonë ata.
Të paktën 9.227 palestinezë, duke përfshirë 3.826 fëmijë, u vranë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.