Antarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO paraqet shqetësim për Rusinë     Foto: AA

Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk e shqetëson Rusinë, tha presidneti Vladimir Putin në një deklaratë për media pas Samitit të 6-të të Liderëve të Vendeve të Detit Kaspik, i organizuar nga Turkmenistani në kryeqytetin Ashgabat, Putin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Lidhur me memorandumin trepalësh Türkiye-Suedi-Finlandë, Putin tha se Rusia nuk ka asnjë problem me Suedinë dhe Finlandën.

"Ne nuk kemi as probleme tokësore e as mosmarrëveshje. Nuk ka asgjë për të na shqetësuar për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO", tha Putin.
Ai paralajmëroi se anëtarësimi i dy vendeve në NATO është e rrezikshme.

"Në të kaluarën nuk ka pasur asnjë kërcënim për ta. Ndërsa tani, nëse trupat dhe infrastruktura vendosen atje, ne do të detyrohemi të përgjigjemi dhe të krijojmë një kërcënim të ngjashëm për territorin e tyre. Kjo është diçka e dukshme dhe ata duhet ta kuptojnë qartë këtë", theksoi Putin.
Presidenti rus tha se ata kanë probleme me Ukrainën. "Situata me Ukrainën është plotësisht e ndryshme. Në Finlandë dhe Suedi nuk ka asgjë të ngjashme me këtë. Kjo është situatë plotësisht e ndryshme. Nëse Suedia dhe Finlanda duan, le të anëtarësohen në NATO", tha ai.
"NATO është një mbetje e Luftës së Ftohtë", tha Putin i cili shtoi më tej se "NATO-s i nevojitet që të mbajë satelitët e saj nën komandën e SHBA-së si një instrument i politikës së saj të jashtme".
Objektivat e Rusisë në Ukrainë nuk kanë ndryshuar
Duke folur për luftën që po vazhdon prej më shumë se 4 muajsh mes Rusisë dhe Ukrainës, Putin tha se "Objektivat tona në Ukrainë nuk kanë ndryshuar. Mëngjesin e 24 shkurtit i kam thënë publikisht çdo gjë gjithë vendit dhe gjithë botës. Nuk kam asgjë për të shtuar për këtë. Asgjë nuk ka ndryshuar".
Ai potencon se çdo gjë në Ukrainë po shkon sipas planit dhe se nuk dëshiron të japë një datë për përfundimin e veprimeve ushtarake.
Në lidhje me sulmin ndaj qendrës tregtare "Amstor" në qytetin Kremenchuk në rajonin e Poltava-s në Ukrainë, Putin mbrojti idenë e tij se "ky nuk ishte një sulm terrorist dhe se shpërthimi nuk ka ndodhur atje".
"Ushtria ruse nuk godet asnjë objektiv civil. Nuk ka nevojë për këtë. Ne kemi të gjitha mundësitë për të përcaktuar se çfarë dhe ku është. Ne mund t'i arrijmë objektivat me armë të precizitetit të lartë me rreze të gjatë veprimi", tha Putin.
Margaret Thatcher filloi luftë kundër Argjentinës
Në vlerësimin e tij për deklaratën e kryeministrit britanik, Boris Johnson se "Nuk do të kishte luftë nëse presidenti rus do të ishte grua", Putin rikujtoi se "Ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher filloi një luftë kundër Argjentinës për Ishujt Falkland".
"Një grua mori vendim për të filluar një luftë. Ku janë Ishujt Falkland dhe ku është Britania? Kjo është për shkak të ambicieve imperialiste dhe konfirmimit të statusit imperialist. Për këtë arsye, referimet e kryeministrit aktual britanik lidhur me ato që ndodhin sot janë të gabuara", tha Putin.

AA