Rusia: NATO-ja drejtëpërdrejt e përfshirë në konfliktin në Ukrainë.     / Photo: AA

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk pajtohet me komentet se dërgimi i tankeve dhe armëve nga ShBA-ja dhe disa vende evropiane në Ukrainë nuk nënkupton përfshirje në konflikt.

Lidhur me vendimin e disa vendeve perëndimore, përfshirë ShBA-në dhe Gjermaninë për dërgimin e tankeve në Ukrainë, Peskov tha: "Shumë herë janë dhënë deklarata se dërgimi i armëve të ndryshme, përfshirë tanket në Ukrainë nga vendet evropiane dhe ShBA-ja nuk do të thotë përfshirje të këtyre vendeve apo NATO-s në konfliktin në Ukrainë. Nuk pajtohemi me këtë".

"Çdo gjë që bëjnë NATO-ja dhe vendet në fjalë, ne e vlerësojmë si përfshirje të drejtpërdrejtë në konflikt. Dhe shohim se kjo po shtohet", tha Peskov i cili shtoi se dërgesat në fjalë nënkuptojnë përfshirje të drejtpërdrejtë në konflikt.

Kancelari gjerman Olaf Scholz kishte deklaruar se vendi i tij do të forcojë edhe më tej mbështetjen e saj ushtarake që ka dhënë për Ukrainën dhe se kanë vendosur të sigurojnë tanket kryesore luftarake "Leopard 2".

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, po ashtu ka njoftuar se Ukrainës do t'i jepen 31 tanke "Abrams".

Ndërkohë, edhe disa vende evropiane njoftuan se janë të gatshme t'i dërgojnë Ukrainës tanket e tyre "Leopard 2" që disponojnë.




TRT Balkan / agjencitë