Brigadat Al-Kassam, krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, njoftuan të hënën shtyrjen e lirimit të planifikuar të pengjeve izraelite, të parashikuar për të shtunën, deri në një njoftim të dytë, duke përmendur "shkeljet" izraelite të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
"Gjatë tri javëve të fundit, udhëheqësia e rezistencës ka monitoruar shkeljet e armikut (Izraelit) dhe dështimin e tij për t’iu përmbajtur kushteve të marrëveshjes, duke përfshirë vonesën në rikthimin e të zhvendosurve në Gazën Veriore, sulmet ndaj tyre me bombardime dhe të shtëna në zona të ndryshme të Rripit, si dhe pengimin e hyrjes së ndihmave humanitare në të gjitha format e saj sipas marrëveshjes, ndërkohë që rezistenca i është përmbajtur plotësisht angazhimeve të saj,” tha zëdhënësi Abu Obeida në një deklaratë në Telegram.
"Për rrjedhojë, lirimi i të burgosurve sionistë (izraelitë), i cili ishte planifikuar për të shtunën e ardhshme, do të shtyhet deri në një njoftim të dytë, derisa pushtimi ta zbatojë plotësisht marrëveshjen dhe t'i kompensojë detyrimet e javëve të kaluara në mënyrë retroaktive,” shtoi ai.
Zëdhënësi tha se grupi mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes "për sa kohë" që Izraeli "u përmbahet kushteve të saj.", krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, njoftuan të hënën shtyrjen e lirimit të planifikuar të pengjeve izraelite, të parashikuar për të shtunën, deri në një njoftim të dytë, duke përmendur "shkeljet" izraelite të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
"Gjatë tri javëve të fundit, udhëheqësia e rezistencës ka monitoruar shkeljet e armikut (Izraelit) dhe dështimin e tij për t’iu përmbajtur kushteve të marrëveshjes, duke përfshirë vonesën në rikthimin e të zhvendosurve në Gazën Veriore, sulmet ndaj tyre me bombardime dhe të shtëna në zona të ndryshme të Rripit, si dhe pengimin e hyrjes së ndihmave humanitare në të gjitha format e saj sipas marrëveshjes, ndërkohë që rezistenca i është përmbajtur plotësisht angazhimeve të saj,” tha zëdhënësi Abu Obeida në një deklaratë në Telegram.
"Për rrjedhojë, lirimi i të burgosurve sionistë (izraelitë), i cili ishte planifikuar për të shtunën e ardhshme, do të shtyhet deri në një njoftim të dytë, derisa pushtimi ta zbatojë plotësisht marrëveshjen dhe t'i kompensojë detyrimet e javëve të kaluara në mënyrë retroaktive,” shtoi ai.
Zëdhënësi tha se grupi mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes "për sa kohë" që Izraeli "u përmbahet kushteve të saj."