Shuhet një familje nga sulmet izraelite në Gaza        / Foto: AA

Nëntë civilë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite gjatë natës në qytetin e Gazës.

Në mesin e viktimave janë edhe pesë anëtarë të së njëjtës familje, të cilët u sollën në Spitalin Arab Al Ahli nga pjesa qendrore e Gazës.

Paramedikët gjetën gjithashtu katër trupa përveç disa të plagosurve nga nën rrënojat e një apartamenti në lagjen al-Tuffah në lindje të qytetit të Gazës.

TRT Balkan / agjencitë