Türkiye mirëpret rezulutën e Asamblesë së OKB-së për Palestinën / Foto: AA

Türkiye ka mirërpritur rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që bën thirrje për rivlerësimin e përpjekjes së Palestinës për anëtarësim në OKB dhe dhënien e të drejtave shtesë.

“Ne mirëpresim rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të zgjeruar të drejtat dhe privilegjet e Palestinës në Kombet e Bashkuara”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme turke.

Rezoluta në fjalë sipas Ministrisë së Jashtme të Türkiyes konfirmon mbështetjen e komunitetit ndërkombëtarë për popiullin palestinez dhe zgjidhjen me dy shtete.

“Kjo rezolutë rikonfirmon mbështetjen e fortë të shumicës dërrmuese të komunitetit ndërkombëtar për të drejtën e popullit palestinez për një shtet të tijin dhe për zgjidhjen me dy shtete. Shfrytëzojmë këtë rast për t'i bërë thirrje të gjithë komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë hapa konkretë për të ndaluar mizoritë izraelite në Gaza dhe për të njohur shtetin e Palestinës”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Türkiyes.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së gjatë ditës miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që bën thirrje për rivlerësimin e përpjekjes së Palestinës për anëtarësim në OKB dhe dhënien e të drejtave shtesë.

Rezoluta, e cila në emër të Grupit Arab u drejtua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u miratua me konsensus dërrmues me 143 shtete anëtare që votuan pro, 9 kundër dhe 25 abstenime. E bashkë-sponsorizuar nga Türkiye së bashku me afro 80 shtete anëtare, rezoluta shprehu "keqardhje dhe shqetësim të thellë" për veton e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 18 prill.

TRT Balkan / agjencitë