Zelesnkyy optimist për përfundimin e luftës në Ukrainë deri në vitin 2025          Foto: AA

Presidenti Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën besimin se vendi i tij ka një shans të mirë për t'i dhënë fund luftës me Rusinë deri në vitin 2025.

Duke iu drejtuar Konferencës së Tretë të Sigurisë Ushqimore me temë "Gruri nga Ukraina" në Kiev, Zelenskyy diskutoi gjithashtu përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit që filloi në vitin 2022.

Zelenskyy gjithashtu shprehu hapjen ndaj propozimeve të liderëve të vendeve afrikane, aziatike dhe arabe në këtë drejtim.

"Ne jemi gati të shqyrtojmë propozimet e tyre. Unë gjithashtu dua të shoh propozimet nga presidenti i ri i ShBA-së," tha ai. Besoj se këto propozime do t'i shohim në janar dhe do të kemi një plan për t'i dhënë fund kësaj lufte.

AA