Zgjedhjet e dyfishta në RMV, dalja deri në orën 17       / Foto: AA

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë së Veirut ka publikuar informacionin e fundit për daljen në zgjedhjet e dyfishta deri në orën 17:00.

Për zgjedhjet presidenciale pjesëmarrja është 42,32%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 46,93%.

Për zgjedhjet presidenciale gjithsej kanë votuar 452.412 qytetarë, ndërsa për zgjedhjet parlamentare kanë votuar 470.950 qytetarë.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale mbahet pasi asnjë nga kandidatët nuk arriti të sigurojë më shumë se 50 për qind të votave të të gjithë votuesve të regjistruar në raundin e parë të votimit.

Në zgjedhjet e 11-ta parlamentare qytetarët do të mund të zgjedhin një nga 17 listat e kandidatëve për deputetë. Votimi zhvillohet në gjashtë njësi zgjedhore dhe disa nga koalicionet dhe partitë kanë lista vetëm për zona të caktuara. Në zgjedhje janë gjithsej 1.755 kandidatë, nga të cilët 1.002 janë meshkuj dhe 753 femra.

TRT Balkan / agjencitë