PËR NE

Ballkani jo vetëm si afërsi gjeografike, por edhe shumë më tepër për sa i përket lidhjes së saj sociale, historike dhe kulturore, është një nga zonat në të cilat Türkiye ka interes të veçantë. Nga viti 2002 e këndej, progresi i shpejtë i politikës së jashtme të Turqisë ndaj Ballkanit është i dukshëm. Midis vendeve të rajonit dhe Turqisë janë rritur mekanizmat e bashkëpunimit në plan politik, ekonomik dhe socio-kulturor. Në këtë mënyrë progresi i Turqisë, prania e fuqishme dhe politika e jashtme aktive e saj në Ballkan çoi në nisjen e “TRT Balkan” në kuadër të Radio Televizionit Turk (TRT).

Parimet gjithëpërfshirëse dhe prania rajonale e Turqisë pranë Ballkanit janë themelet e politikës transmetuese të TRT Balkan. TRT Balkan nuk heziton t’i përçoj publikut problemet e çdo kombi dhe po ashtu luan rolin e korrigjuesit të dezinformatave dhe të dhënave që kontribuojnë në rritjen e problemeve mes vendeve të rajonit.

Duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e gjuhëve të kombeve, TRT Balkan ka një vizion për transmetimin e përmbajtjeve që do të korrespondojnë si me audiencën vendase ashtu edhe me atë globale. TRT Balkan, si platforma digjitale më e rëndësishme në Ballkan, përveç gjuhës turke dhe angleze, realizon program edhe në gjuhët shqipe, maqedonase, boshnjake-kroate-serbe (BHSC) dhe në këtë mënyrë nga njëra anë i përcjell problemet lokale, ndërsa nga ana tjetër problemet globale tek audienca vendase në mënyrë korrekte dhe të kuptueshme. Transmetimi i përmbajtjes në disa gjuhë nga e njëjta qendër është diferencimi më domethënës që e ndan TRT Balkan nga mediat e tjera.

Për sa i përket temave TRT Balkan prek çështjet sociale, politike dhe kulturore pa ndikim nga organizata të tjera mediatike, me përmbajtje në përputhje me formatet e reja të raportimit mediatik dhe ka për qëllim të ndërtojë një pamje ndryshe dhe origjinale të ngjarjeve. Përveç kësaj, dëshiron të sigurojë konsekuencë dhe prani të historive në sektorin e medias që në thelb e trajtojnë njeriun. TRT Balkan, larg dezinformatave dhe të dhënave, dëshiron të ketë një audiencë të mirë-informuar dhe të njohur me problemet në rajon. Me një staf që punon në të katër anët e rajonit është një burim kryesor lajmesh që zë një vend qendror në agjendën ballkanike.