KORPORATA E RADIOS DHE TELEVIZIONIT TË TURQISË
POLITIKA E PRIVATËSISË DHE TEKSTI SQARUES NË KUADËR TË LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Qëllimi i kësaj politike të privatësisë dhe teksti sqarues është t`ju përcjellë në një mënyrë të detajuar se cilat nga të dhënat tuaja personale dhe për çfarë qëllimesh i ka përpunuar Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë ("TRT").
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj. Ne mbrojmë të gjitha të dhënat tuaja personale që na keni transmetuar në përputhje me parimet e përgjithshme të ligjislacionit për mbrojtjen e të dhënave, veçanërisht Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Nr. 6698 ("KVKK") dhe parimet e përgjithshme të këtij ligji.
Cilat të dhënat tuaja personale i mbledhim?
Kur regjistroheni në Shërbimet e TRT-së; | ||
Kategoria e të dhënave personale që përpunohen | Detaje të kategorisë | Aplikime të Përpunuara |
Të dhënat e përdoruesit | Këto janë të dhëna personale që i siguroni ju ose ne i kemi mbledhur për t`ju mundësuar regjistrimin në TRT dhe përdorimin e Shërbimeve të TRT-së. Në varësi të mënyrës tuaj të regjistrimit, emri juaj, emri i juaj si përdorues, mosha juaj, gjinia, juaj, adresa juaj e postës elektronike dhe numri juaj i telefonit mund të mblidhen. Në vende të caktuara, për qëllime të tilla si faturimi dhe pajtueshmëria tatimore, nga ne mund të mblidhet edhe informacioni i numrit të identitetit zyrtar. Të dhënat personale të mbledhura saktësisht varen nga lloji i Aplikacionit të Rrjetit TRT, në të cilin jeni regjistruar, mënyra se si e krijoni një llogari dhe nëse përdorni shërbime të hapjes së seancës së palëve të treta (p.sh. Facebook, Twitter, Google) apo jo, për t`u regjistruar në shërbimet e Rrjetit TRT dhe për t`i përdorur ato. Nëse përdorni një shërbim të palës së tretë për të krijuar një llogari, ne do të mbledhim të dhënat tuaja personale përmes këtij shërbimi të palës së tretë vetëm nëse ju keni dhënë pëlqimin tuaj që shërbimi i palës së tretë të ndajë të dhënat tuaja me ne. | Shiko TRT, Dëgjo TRT, Hajde dije, të shohim TRT, Market TRT, Biblioteka për fëmijë TRT |
Përmes përdorimit tuaj të Shërbimeve TRT; (Informacionet në lidhje me ju dhe përdorimin tuaj të shërbimit tonë, ndërveprimet tuaja me ne dhe reklamat tona, dhe informacionet në lidhje me kompjuterin tuaj ose pajisjet e tjera [televizione inteligjente, pajisje të lëvizshme, modemë set-top dhe pajisje të tjera transmetuese mediash] që mund të përdorni për të hyrë në shërbimin tonë mblidhen.) | |||
Kategoria e të dhënave personale të përpunuara | Detaje të kategorisë | Aplikacione të përpunuara | |
Të dhënat e përdorimit | Të dhënat e përdorimit teknik | Ne mund të përdorim identifikuesit në internet si informacioni URL, të dhënat cookie dhe adresat IP, numrat unikë të identifikimit të pajisjes (ID), marka e pajisjes, modeli i pajisjes, llojii i lidhjes në rrjet (p.sh. pa tel, 3G, LTE, Bluetooth), emri i pikës së qasjes në rrjet dhe SSID, ofruesi i shërbimit; informacioni në lidhje me llojet e pajisjeve që përdorni, të tilla si rrjeti dhe performanca e pajisjes, lloji i shfletuesit, versioni i shfletuesit, gjuha, informacioni që aktivizon menaxhimin e të drejtave dixhitale, sistemi operativ, rezolucioni i ekranit, zona kohore dhe versioni i aplikacionit të Rrjetit TRT, karakteristikat e pajisjes (të tilla si ID-të e pajisjes) ose identifikues të tjerë unikë të pajisjeve që mund të lidhen me Rrjetin TRT në rrjetin tuaj pa tel (p.sh. altoparlantë inteligjentë, TV të mençur, pajisje të lidhura), veçoritë e pajisjes dhe softuerit (të tilla si lloji dhe konfigurimi), informacioni i lidhjes, statistikat e shikimit të faqes, burimi i referencës (për shembull, URL-të e referencës), shfletuesi dhe informacioni standard i regjistrit të serverit tuaj, aplikacione të hartës së palëve të treta dhe/ose shërbimi i vendndodhjes së pajisjes tuaj për të verifikuar adresën tuaj. | Shiko TRT, Dëgjo TRT, Hajde dije, të shohim TRT, Market TRT, Biblioteka për fëmijë TRT dhe Uebfaqet dhe Aplikacione të tjera të lidhura me TRT |
Të dhënat e lëvizjes brenda aplikacionit | Pyetjet e kërkimit dhe historiku i kërkimit (përfshirë datën dhe orën e kërkesave tuaja), historia e aktivitetit | Shiko TRT, Dëgjo TRT, Biblioteka për fëmijë TRT, dhe Uebfaqet dhe Aplikacione të tjera të lidhura me TRT | |
Skedarë audio të tillë si muzikë e dëgjuar, podcast, audio teatër, libër audio, dhe veprime brenda aplikacionit të tilla si shtimi, pëlqimi, ndarja, koha e dëgjimit, tranzicionet e menysë brenda aplikacionit ose butonat e klikuar për një përmbajtje të tillë. | Dëgjo TRT dhe të gjitha faqet e internetit të TRT që ofrojnë përmbajtje audio | ||
Përmbajtje vizuale si seri televizive, filma, dokumentarë ose programe që shikoni dhe veprime brenda aplikacionit, siç janë shtimi dhe ndarja e këtyre përmbajtjeve në listë, kohët e shikimit, kapërcimi i gjenerikut, tranzicionet e menysë brenda aplikacionit ose butonat e klikuar. | Dëgjo TRT dhe të gjitha faqet e internetit të TRT që ofrojnë përmbajtje video | ||
Veprime brenda aplikacionit, të tilla si loja që luani, tranzicionet e menysë në lojë, preferencat e modalitetit të lojës, rezultatet e lojës. | Hajde dije, të shohim – TRT, Biblioteka për fëmijë TRT dhe TRT Fëmijë | ||
Veprime në aplikacion si p.sh. cilët libra lexoni, sa kohë kaloni në cilin libër, sa kohë kaloni me pyetjet dhe lojërat në fund të librit për të gjeneruar raporte të panelit prind brenda aplikacionit. | Biblioteka për fëmijë TRT dhe TRT Fëmijë | ||
Komentet që bëni dhe kërkesat për sugjerime. | Shiko TRT, Dëgjo TRT, Hajde dije, të shohim–TRT, Biblioteka për fëmijë TRT dhe Uebfaqet dhe Aplikacione të tjera të lidhura me TRT |
Të dhëna që zgjidhni të na i jepni dhe na mundëson t`ju ofrojmë veçori shtesë; | ||
Kategoria e të dhënave personale që përpunohen | Detaje të kategorisë | Aplikacione të Përpunuara |
Të dhënat e blerjes | Emri, mbiemri, Numri i telefonit celular, e-mail, informacioni i adresës | Market TRT |
Të dhënat e konkursit, sondazhit, mesazhit elektronik, lotarisë, aplikimit dhe formës së kontaktit | Ne mbledhim të dhënat personale që ju jepni (emrin, mbiemrin, adresën e postës elektronike, numrin e telefonit, numrin personal të identifikimit të Republikës së Turqisë (T.C.) dhe numrin e telefonit për proceset e marrjes së informacionit) kur plotësoni ndonjë formular, jepni konfirmimin e mesazhit, përgjigjeni një hulumtimi ose pyetësori, ose merrni pjesë në një konkurs. | Shiko TRT, Dëgjo TRT, Hajde dije, të shohim TRT, Biblioteka për fëmijë TRT dhe Uebfaqet dhe Aplikacione të tjera të lidhura me TRT |
Si i mbledhim të dhënat tuaja personale?
Të dhënat tuaja personale mund t’i mbledhim:
● Nëse anëtarësoheni duke u regjistruar;
● Nëse përdorni shërbimet, aplikacionet dhe faqet tona të internetit;
● Nëse na e paraqisni informacionin tuaj përmes formularëve përkatës dhe mjeteve të tjera;
automatikisht përmes faqes sonë të internetit dhe aplikacioneve mobile. Ne gjithashtu mund ta mbledhim këtë informacion përmes palëve të treta.
Informacione të siguruara nga palët e treta
Palët e treta | Informacioni i siguruar |
Partnerë të konfirmimit të identitetit | Nëse regjistroheni ose hyni në shërbimet tona duke përdorur kredencialet e palëve të treta (p.sh. Facebook), ne do të importojmë informacionin tuaj nga ajo palë e tretë për t`ju ndihmuar të krijoni llogarinë tuaj me ne. |
Partnerët e shërbimit teknik | Ne punojmë me partnerë të shërbimit teknik të cilët na ofrojnë të dhëna të caktuara, të tilla si shoqërimi i adresave IP në të dhëna të pasigurta të vendndodhjes (p.sh. qyteti, vendi) për të na mundësuar që të paraqesim shërbime, përmbajtje dhe veçori të TRT. |
Partnerët e pagesave | Nëse zgjidhni të paguani për një shërbim ose funksion me faturë, ne mund të marrim të dhëna nga partnerët tanë të pagesës për të na lejuar t`ju faturojmë, përpunojmë pagesën tuaj dhe t`ju paraqesim ato që keni blerë. |
Reklamuesit dhe partnerët e tjerë | Ne mund të mbledhim të dhëna të caktuara të lidhura me ju nga reklamues të caktuar dhe partnerë reklamues, të tilla si ID e cookie, ID e pajisjes mobile, adresa e postës elektronike dhe konkluzione në lidhje me interesat dhe preferencat tuaja me qëllim që t`ju ofrojmë reklama më të përshtatshme, për të ofruar fushata, për të dërguar njoftimet dhe për të matur efektivitetin e tyre. |
Partnerët e ofruesve të shërbimit analitik | Ne mund të marrim të dhëna nga partnerët tanë të ofruesve të shërbimeve analitike me qëllim që të na ndihmojnë të njohim përdoruesit tanë që vijnë në faqet e internetit dhe aplikacionet tona në detaje, për të kuptuar pritjet e përdoruesve tanë, për të kontribuuar në zhvillimin e përmbajtjes sonë në drejtim që përdoruesit tanë dëshirojnë dhe të hedhim hapat e duhur në lidhje me promovimin dhe fushatat reklamuese. |
Qëllimet tona të përpunimit të të dhënave dhe baza ligjore e përpunimit
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me parimet e përgjithshme të përcaktuara në nenin 4 të KVKK, në kuadër të kushteve të përpunimit të të dhënave në nenin 5 të KVKK (Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale).
Të dhënat personale të përpunuara | Qëllimi ynë i përpunimit | Baza Ligjore |
Të dhënat e përdoruesit, të dhënat e përdorimit, të dhënat e pagesës dhe blerjes, të dhënat e konkursit, sondazhit dhe basteve (lotarive) | Të prezantojmë dhe menaxhojmë Shërbimet TRT (të tilla si faqet e internetit, aplikacionet, llogaritë e mediave sociale), të prodhojmë informacion statistikor dhe shkencor, të zhvillojmë produktet dhe shërbimet tona në përputhje me rrethanat, të rrisim kënaqësinë ndaj produkteve dhe shërbimeve tona dhe të bëjmë personalizime për përdoruesit në këtë kontekst. | Për krijimin ose ekzekutimin e një kontrate, është e nevojshme të përpunohen të dhënat personale që u përkasin palëve në kontratë. Përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm për interesat legjitime të kontrolluesit të të dhënave, me kusht që të mos dëmtohen të drejtat dhe liritë themelore të personit përkatës; Prania e pëlqimit të qartë. |
Të dhënat e përdoruesit, të dhënat e përdorimit | Për të kuptuar, diagnostikuar, eleminuar probleme dhe zgjidhur probleme me Shërbimin TRT. | Për krijimin ose ekzekutimin e një kontrate, është e nevojshme të përpunohen të dhënat personale që u përkasin palëve në kontratë. Përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm për interesat legjitime të kontrolluesit të të dhënave, me kusht që të mos dëmtohen të drejtat dhe liritë themelore të personit përkatës. |
Të dhënat e përdoruesit, të dhënat e përdorimit | Vlerësimi i veçorive, teknologjive dhe përmirësimeve të reja në lidhje me Shërbimet TRT dhe zhvillimi i këtyre. | Përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm për interesat legjitime të kontrolluesit të të dhënave, me kusht që të mos dëmtohen të drejtat dhe liritë themelore të personit përkatës. |
Të dhënat e përdoruesit, të dhënat e përdorimit, të dhënat e pagesës dhe blerjes | Të komunikojë duke përdorur çdo mjet komunikimi për qëllime të marketingut, promovimit dhe reklamimit, në kuadër të shërbimeve dhe zhvillimeve të institucioneve, programeve dhe aktiviteteve të shërbimeve. | Prania e pëlqimit të qartë. |
Të dhënat e përdoruesit, të dhënat e përdorimit, të dhënat e pagesës dhe blerjes, të dhënat e konkursit, sondazhit dhe basteve | Të pajtohet me detyrimet ligjore dhe kërkesat e zyrtarëve të zbatimit të ligjit | Përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm që kontrolluesi i të dhënave të përmbushë detyrimin e tij ligjor. |
Të dhënat e përdoruesit, të dhënat e përdorimit, të dhënat e pagesës dhe blerjes | Përmbushja e detyrimeve kontraktuale me palë të treta, për shembull marrëveshjet e licencës, dhe ndërmarrja e veprimeve të duhura për raportet përkatëse. | Përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm për interesat legjitime të kontrolluesit të të dhënave, me kusht që të mos dëmtohen të drejtat dhe liritë themelore të personit përkatës. |
Të dhënat e përdoruesit, të dhënat e përdorimit, të dhënat e pagesës dhe blerjes, të dhënat e konkursit, sondazhit dhe basteve | Për të bërë kërkesa ligjore, për të përmbushur këto kërkesa, ose për të mbrojtur mbi to. | Përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm për krijimin, përdorimin ose mbrojtjen e një të drejte. |
Të dhënat e përdoruesit, të dhënat e përdorimit, të dhënat e pagesës dhe blerjes, të dhënat e konkursit, sondazhit dhe basteve | Për të bërë planifikimin e ndërmarrjes, për të arkivuar, për të analizuar, për të raportuar dhe për të parashikuar me qëllim që të parandalojë humbjen e të dhënave. | Përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm për interesat legjitime të kontrolluesit të të dhënave, me kusht që të mos dëmtohen të drejtat dhe liritë themelore të personit përkatës. |
Të dhënat e përdoruesit, të dhënat e blerjes | Përpunimi i blerjes. | Për krijimin ose ekzekutimin e një kontrate, është e nevojshme të përpunohen të dhënat personale që u përkasin palëve në kontratë. Përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm që kontrolluesi i të dhënave të përmbushë detyrimin e tij ligjor. |
Të dhënat e përdoruesit, të dhënat e përdorimit, të dhënat e konkursit, sondazhit | Të organizojë kërkime, konkurse, sondazhe dhe lotari. Të marrë kërkesa për pjesëmarrje në organizata të tilla si trajnime dhe seminare. | Për krijimin ose ekzekutimin e një kontrate, është e nevojshme të përpunohen të dhënat personale që u përkasin palëve në kontratë. Përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm për interesat legjitime të kontrolluesit të të dhënave, me kusht që të mos dëmtohen të drejtat dhe liritë themelore të personit përkatës. Përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm për krijimin, përdorimin ose mbrojtjen e një të drejte. |
Transferimi i të dhënave personale
Ne transferojmë të dhënat personale që kemi përpunuar te kompanitë përkatëse të furnitorëve me qëllim që të kryejmë procese biznesi, si dhe te institucionet dhe organizatat e autorizuara publike për të përmbushur detyrimet tona ligjore.
Ruajtja dhe shfarosja e të dhënave personale
Institucioni ynë ruan të dhënat personale në përputhje me qëllimin e përpunimit të të dhënave personale në përpjesëtim me qëllimin e përpunimit. Për sigurinë e të dhënave personale të ruajtura, merren të gjitha llojet e masave teknike dhe administrative të përcaktuara në kuadër të KVKK-së (Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale).
Të dhënat personale ruhen duke respektuar detyrimet tona juridike dhe ligjore deri në fund të kohëzgjatjes së kërkuar nga legjislacioni përkatës, nëse qëllimi dhe / ose arsyeja e përpunimit është eliminuar. Të dhënat personale do të shfarosen kur qëllimi dhe arsyeja për përpunimin e të dhënave personale nuk ekzistojnë më, kur të përfundojnë kohëzgjatjet e kërkuara të skadimit të afatit për të përmbushur detyrimet tona ligjore.
Çështje që ofrojnë privilegj për fëmijët
TRT është shumë e ndjeshme ndaj mbrojtjes së të dhënave personale të fëmijëve. Duke marrë parasysh vështirësinë aktuale të gjurmimit (ndjekjes) të fëmijëve në internet, trafiku në fjalë duhet të kryhet nën mbikëqyrjen e një prindi / kujdestari, dhe në rastet kur kërkohet pëlqimi i qartë për përpunimin e të dhënave, pëlqimi i shprehur duhet të jepet nga prindi / kujdestari.
Të drejtat e personit përkatës
Të gjithë kanë të drejtat e mëposhtme në përputhje me nenin 11 të KVKK-së:
1. Të dijë nëse të dhënat e tij personale janë përpunuar apo jo;
2. Të kërkojë informacion nëse i janë përpunuar të dhënat personale;
3. Të dijë qëllimin e përpunimit të të dhënave personale dhe nëse ato janë përdorur apo jo në përputhje me qëllimin e përdorimit;
4. Të njohë palët e treta, të cilave u janë transferuar të dhënat personale brenda ose jashtë vendit;
5. Në rast se të dhënat personale përpunohen në mënyrë jo të plotë ose të pasaktë, të kërkojë korrigjimin e tyre dhe njoftimin e transaksionit të bërë brenda këtij qëllimi për palët e treta, tek të cilat janë transferuar të dhënat personale;
6. Të kërkojë fshirjen ose zhdukjen e të dhënave personale në rast se arsyet që kërkojnë përpunimin e tyre zhduken, megjithëse ato janë përpunuar në përputhje me dispozitat e KVKK-së dhe ligjeve të tjera përkatëse, dhe të kërkojë njoftimin e transaksionit të bërë brenda këtij fushëveprimi tek palët e treta, tek të cilët janë transferuar të dhënat personale;
7. Të kundërshtojë shfaqjen e një rezultati kundër vetë personit, duke analizuar të dhënat e përpunuara ekskluzivisht përmes sistemeve të automatizuara;
8. Të kërkojë kompensimin e dëmit në rast dëmtimi për shkak të përpunimit të të dhënave personale në mënyrë të paligjshme.
Ju mund të na dërgoni kërkesat tuaja në kuadër të Nenit 11 të KVKK-së "që rregullon të drejtat e personit në fjalë", në përputhje me Komunikatën për Procedurat e Aplikimit dhe Parimet tek Zyrtari i të Dhënave. Kërkesat do të vlerësohen dhe zgjidhen falas sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se brenda tridhjetë (30) ditëve do të merret një vendim. Nëse procesi i vlerësimit dhe vendimmarrjes kërkon një kosto shtesë, si bazë do të merret çmimi i shkruar në tarifën e përcaktuar nga Bordi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Identiteti i Përgjegjësit të të Dhënave
Titulli : Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT)
Adresa e Internetit : www.trt.net.tr
Numri i telefonit : 444 0 878
Adresa e postës
elektronike : kvkk@trt.net.tr
Adresa : TRT Sitesi Turan Güneş Bulvarı 06540 Or-An, Ankara - TURQI