Anija nga Durrësi që alarmoi Tajlandën!

Anija nga Durrësi që alarmoi Tajlandën!

Një ngarkesë e nisur nga Porti i Durrësit me qindra kontejnerë që dyshohet të jenë të mbushur me mbetje toksike vuri pak ditë më parë në alarm autoritetet në Tajlandë. Pas dyshimeve anija është urdhëruar të kthehet sërish në Shqipëri, ndërsa autoritetet shqiptare njoftuan se në bashkëpunim me OLAF kanë nisur hetimet për rastin.