Kazinot në RMV: Argëtimi që u bë kërcënim për shoqërinë!?
Bixhozi, ndër aktivitetet që është bërë gjithnjë e më i përhapur në Maqedoninë e Veriut, ku kazinot dhe bastoret janë të vendosura pranë shkollave dhe zonave urbane. Me mbi 1.400 pika bixhozi dhe të ardhura prej afro 690 milionë eurosh në 2022, ky sektor është rritur, veçanërisht pas mbylljes së kazinove në Kosovë dhe Shqipëri. Shumë shqiptarë kalojnë kufirin për të luajtur në RMV, duke e kërkuar fitoren që rrallëherë vjen. Përpjekjet për të rregulluar kazinot, si dhe për të kufizuar afërsinë e tyre me shkollat, janë ende në fazën e diskutimit. Ndërkohë, Organizata Anti-Bixhoz vazhdon luftën kundër këtij fenomeni, ndërsa kazinot manipulojnë lojtarët me mjedise që i nxisin të humbasin gjithçka.