Marrëveshja për emigrantët Itali-Shqipëri në rrezik?
Italia për herë të dytë do t'i tërheqë emigrantët që i transferoi në Shqipëri. Jo më larg se në tetor të këtij viti u kthye edhe grupi i parë, me arsyetimin se vendet e tyre të origjinës nuk cilësohen të sigurta. Kësaj here, gjykata e Romës do ta referojë çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian.