Largohet dinari, në Kosovë vetëm euro
Autoritetet e Kosovës duke filluar nga 1 shkurti vendosën ndalesën e të gjitha transaksioneve në valuta të huaja, pos euros. Ky vendim ka shkaktuar reagimin e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë e që dinarin e kanë pasur valutë për shitblerje. Derisa autoritetet e Kosovës thonë se vendimin e bazojnë në Kushtetutë, shtetet e QUINTt-it i kërkojnë Kosovës ta shtyjë vendimin.