"No thanks" aplikacioni që lehtëson bojkotimin e produkteve izraelite
Nje aplikacion është lançuar si formë proteste kundër luftës së Izraelit në Gaza, i cili synon bojkotimin e produkteve të ndërlidhura me Izraelin.
Themeluesi i këtij aplikacioni, Ahmed Bashbash, një palestinez nga Hungaria, tregon për TRT Balkan se kjo nismë është krijuar për të identifikuar lehtë kompanitë që mbështesin gjenocidin e Izraelit.
Ai tha se këtë aplikacion e ka krijuar për hir të vëllait dhe motrës së tij që kanë humbur jetën nga sulmet izraelite.