Videot e ngjashme
Isa Beu, themeluesi i tri qyteteve në Ballkan
Isa Beu njihet si themeluesi i tri qyteteve të Ballkanit. Shkupi, Sarajeva dhe Pazari i Ri ishin qytetet qe ai administroi dhe në të cilat kontribuoi përgjatë shekullit XV.
Ai njihet si një nga udhëheqësit që la më së shumti objekte kulturore dhe fetare në shërbim të popullit, e që janë ekzistente edhe në ditët e sotme.
Mëngjesi më i trishtë
Në mëngjesin e 26 korrikut të vitit 1963, Shkupi përjetoi një ndër katastrofat më të mëdha natyrore. Tërmeti 6,1 ballë ua mori jetën 1.017 njerëzve dhe la pas vete mijëra qytetarë të lënduar. Pjesë të shumta të qytetit u rrënuan plotësisht, duke përfshirë objekte të shumta historike.Në vazhdim ju sjellim një rrëfim autentik të asaj dite, si u përjetua dhe si arritën njerëzit të mbijetojnë.