Shikimi përmes artit

Shikimi përmes artit

“Në qoftë se unë jetoj sot ështe falë artit”. Mungesa e shikimit nuk e ka penguar Blerina Shalarin të jetë një pianiste profesioniste. Ajo ka nisur t'i bjerë pianos që në moshën 9-vjeçare dhe që prej asaj dite e ka pjesë të pandarë të jetës së saj. Blerina ka zhvilluar shumë koncerte, duke dëshmuar se njeriu mund të “shohë” edhe nëpërmjet shpirtit.