Shkup-Mekë me biçikletë
Dy çiklistë nga Ballkani kanë nisur sot udhëtimin sfidues "Skopje to Mekkah 2024", nga Shkupi në Mekë me biçikletë, duke synuar të përmbushin kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.
Bëhet fjalë për 57-vjeçarin Qamuran Hirda nga Shkupi dhe 60-vjeçarin Adem Aljiq nga Graçanica, Bosnjë e Hercegovinë.
Hirda, një alpinist dhe çiklist, shprehet se përkundër faktit që për shumë vjet është aktiv në çiklizëm, i është dashur një përgatitje më specifike për këtë udhëtim, si psikike, fizike ashtu edhe financiare.