A do të ndalohet TikToku në Maqedoninë e Veriut?

A do të ndalohet TikToku në Maqedoninë e Veriut?

A po ndikon negativisht aplikacioni TikTok tek të rinjtë e Maqedonisë së Veriut dhe a është koha për ndalimin e plotë të tij pas incidenteve të fundit? Edhe pse ka shqetësime për të ashtuquajturën sfida me paracetamolin, autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se nuk është pranuar asnjë pacient i mitur që është mbidozuar me këtë bar, siç është rasti në disa pjesë të Zvicrës.